Gonzato: Thelbësore rëndësia e pavarësisë institucionale

Gonzato: Thelbësore rëndësia e pavarësisë institucionale

Avokati i Popullit, Endrit Shabani po prezanton Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit 2025. Në këtë aktivitet mori pjesë dhe ambasadori i BE në vendin tonë, i cili është shprehur se pavarësia institucionale, besueshmëria dhe besimi publik janë thelbësore.

“Rëndësia e pavarësisë institucionale, besueshmëria dhe besimi publik janë thelbësore. Mbrojtja efektive e të drejtave themelore dhe funksionimi i duhur i mekanizmave të balancës mbeten në thelb të grupkapitullit të Themeloreve që përcakton ritmin e negociatave të anëtarësimit. Pa ndjekjen e duhur të institucioneve publike, nuk mund të kthehen në gjetje reale. Dëshiroj të theksoj që puna e mëtejshme vazhdon si pjesë e komisioneve sektoriale dhe politikëbërjen e rekomandimeve që të mos mbeten pjesë e një super strukture të shkëputur nga realiteti. I kujtoj Kuvendit përgjegjësinë që zyra e Avokatit të Popullit të ketë personelin dhe burimet e duhura”, tha Gonzato.