Grabitje në artari në Preshevë, policia ndalon autorët në arratisje

Një rast grabitjeje ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në një artari në Preshevë, ku disa persona të dyshuar kanë arritur të vjedhin një sasi ari dhe menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve të marra nga burime jozyrtare, autorët e dyshuar përbëhen nga dy burra, një grua dhe një fëmijë. Ata dyshohet se janë larguar me një automjet të markës “Volkswagen Golf 6” me targa nga Bosnja dhe Hercegovina. Falë kamerave të sigurisë dhe reagimit të shpejtë të forcave të policisë, automjeti është identifikuar shpejt dhe personat janë ndaluar në hyrje të Bujanocit. Aktualisht, ata po intervistohen nga autoritetet policore. Ky incident ndodhi vetëm një javë pas një grabitjeje tjetër në zonën e Tërnocit, afër Bujanocit, ku ishte shënjestruar një pronar argjendarie dhe ishte vjedhur një sasi ari gjatë një sulmi të organizuar. Burimi i lajmit: Shënim:



