Gratë e Lipjanit, boshti i fitores së 12 tetorit – Imri Ahmeti merr mbështetje të fuqishme
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili po synon edhe një mandat në krye të këtij qyteti, ka mbajtur një tubim të veçantë me gratë e Lipjanit, duke i quajtur ato “boshti i fitores së 12 tetorit”. Ahmeti u shpreh se përkushtimi, vendosmëria dhe besimi i grave janë garancia më e madhe që Lipjani do […]

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili po synon edhe një mandat në krye të këtij qyteti, ka mbajtur një tubim të veçantë me gratë e Lipjanit, duke i quajtur ato “boshti i fitores së 12 tetorit”.
Ahmeti u shpreh se përkushtimi, vendosmëria dhe besimi i grave janë garancia më e madhe që Lipjani do të ecë drejt zhvillimit edhe më të madh.
“Gratë janë shtylla e familjes, prandaj kontributi i tyre është themelor në çdo hap të përparimit tonë të përbashkët. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe kontributin e fuqishëm që jepni çdo ditë! Me ju, fitorja është e sigurt. Me ju, 12 tetori do të jetë festa jonë e përbashkët”, tha Ahmeti para grave të mbledhura.
Ky tubim shihet si një nga ngjarjet kyçe të fushatës së tij, duke e theksuar rolin vendimtar të grave në proceset shoqërore, politike dhe familjare të komunës së Lipjanit. /ORAinfo/
Postimi i plotë: