“Gratë gjatë dhe pas luftës”, ekspozitë në Universitetin e Gjenevës

Më 6 mars, në Universitetin e Gjenevës (Hall d’Unimail), do të mbahet një ekspozitë e veçantë me temën “Gratë gjatë luftës në Kosovë”, ku do të jenë të pranishme edhe ish-luftëtaret. Ekspozita do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në 18:00, duke ofruar një pasqyrim të rolit dhe sakrificës së grave gjatë luftës. […] The post “Gratë gjatë dhe pas luftës”, ekspozitë në Universitetin e Gjenevës appeared first on Albinfo.

“Gratë gjatë dhe pas luftës”, ekspozitë në Universitetin e Gjenevës

Më 6 mars, në Universitetin e Gjenevës (Hall d’Unimail), do të mbahet një ekspozitë e veçantë me temën “Gratë gjatë luftës në Kosovë”, ku do të jenë të pranishme edhe ish-luftëtaret.

Ekspozita do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në 18:00, duke ofruar një pasqyrim të rolit dhe sakrificës së grave gjatë luftës.

Në vijim, në orën 19:00 në MR040 – Unimail, do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me temën “Gratë gjatë dhe pas luftës”, ku do të diskutohen përvojat e tyre dhe ndikimi i luftës në jetën e tyre pas përfundimit të saj.

Kjo ngjarje organizohet nga Shoqëria e Re dhe Shoqata e Studentëve të Universitetit të Gjenevës dhe për hir të Epopesë së UCK-ës  e Humanizmin e të Drejtat të  Njeriut në bashkëpunim me Universitetin e Gjenevës.

The post “Gratë gjatë dhe pas luftës”, ekspozitë në Universitetin e Gjenevës appeared first on Albinfo.