Grenell hedh akuza ndaj presidentes së Kosovës, ajo paralajmëron konferencë për media

I dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për manipulim të deklaratave të Trump lidhur me zhvillimet e fundit në rajon. Ai reagoi pas deklaratës së Osmanit nga SHBA, ku ajo tha se “mund të konfirmoj” se një […] The post Grenell hedh akuza ndaj presidentes së Kosovës, ajo paralajmëron konferencë për media appeared first on Albinfo.

Grenell hedh akuza ndaj presidentes së Kosovës, ajo paralajmëron konferencë për media

I dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për manipulim të deklaratave të Trump lidhur me zhvillimet e fundit në rajon.

Ai reagoi pas deklaratës së Osmanit nga SHBA, ku ajo tha se “mund të konfirmoj” se një sulm nga Serbia ndaj Kosovës është parandaluar së fundmi, duke përmendur rolin e Trump në këtë parandalim.

“Turp për Vjosa Osmanin që po manipulon fjalët e Presidentit Donald Trump”, shkroi ai, transmeton albinfo.ch.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të adresuar deklaratat e fundit të Grenell.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili konfirmoi se konferenca do të mbahet menjëherë pas rikthimit të Osmanit në Prishtinë.

The post Grenell hedh akuza ndaj presidentes së Kosovës, ajo paralajmëron konferencë për media appeared first on Albinfo.