Griezmann mund të transferohet te gjiganti italian për 25 milionë euro
Griezmann te gjiganti italian për 25 milionë euro. Lajm i bujshëm nga Italia, Antoine Griezmann transferohet në Serie A. Sulmuesi francez, Antoine Griezmann u rikthye te Atletico Madrid pas aventurës së dështuar te Barcelona. Që nga rikthimi i tij në Wanda Metropolitano, Griezmann e ka gjetur formën e duhur duke realizuar 16 gola dhe 99 […]
![Griezmann mund të transferohet te gjiganti italian për 25 milionë euro](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/grizman.png)
Griezmann te gjiganti italian për 25 milionë euro.
Lajm i bujshëm nga Italia, Antoine Griezmann transferohet në Serie A.
Sulmuesi francez, Antoine Griezmann u rikthye te Atletico Madrid pas aventurës së dështuar te Barcelona.
Që nga rikthimi i tij në Wanda Metropolitano, Griezmann e ka gjetur formën e duhur duke realizuar 16 gola dhe 99 asistime në 48 ndeshje të luajtura.
Megjithatë Griezmann mund të largohet nga Wanda Metropolitano, pasiqë ka përfunduar në orbitën e gjigantit italian.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Griezmann në merkaton e verës.
Neroaxurët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit, pasiqë Dzeko, Correa dhe Lukaku do të largohen nga skuadra.
Zikaltrit e kanë piketuar francezin si përforcimin ideal dhe janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e francezit prej 25 milionë eurove.