Gruaja e Agim Ramadanit: Dita e çlirimit është ajo që na dhemb dhe na gëzon më së shumti

“Dita e çlirimit është ajo që na dhemb dhe na gëzon më së shumti” Gruaja e dëshmorit Agim Ramadani, Shukrie Ramadani, thotë se dita e çlirimit të Gjilanit sjellë për ta dhimbje dhe gëzim. “Sukseset e Kosovës janë dashuria jonë më e madhe, është e arritura me e madhe, dhe thjeshtë të gjithë e dim […]

Gruaja e Agim Ramadanit: Dita e çlirimit është ajo që na dhemb dhe na gëzon më së shumti


“Dita e çlirimit është ajo që na dhemb dhe na gëzon më së shumti”

Gruaja e dëshmorit Agim Ramadani, Shukrie Ramadani, thotë se dita e çlirimit të Gjilanit sjellë për ta dhimbje dhe gëzim.

“Sukseset e Kosovës janë dashuria jonë më e madhe, është e arritura me e madhe, dhe thjeshtë të gjithë e dim që fal dhimbjes dhe atij gjakut të rënë, janë arritur ato suksese, për këtë, dita e çlirimit është ajo që na dhemb dhe na gëzon më së shumti”.

“Edhe në familjen time, si në çdo familje të dëshmorëve në Gjilan dhe në anaramoravë, kjo ditë është e veçantë. Mundohemi ta fshehim dhimbjen por është diçka që do të na përcjelll deri në pafundësi, sepse është diçka që na ka prerë lumturinë e që na ka ndryshuar jeten. Njejtë vazhdon të mbetet ashtu për shumë nëna, motra dhe gra të dëshmorëve, vazhdon të jetë një ditë e dhimbshme dhe krenarie, një ditë ku u mbrojtëm me dashurinë e më të mirëve tanë, që tregon që ajo dashuri, vërtet solli në jetë një produkt të veçantë, “Lirinë”, produkt ky që ne dhe gjeneratat e reja po e jetojmë sot”, ka thënë Ramadani.

Ndër të tjera, Ramadai thekson se përkujtimi më i mirë për dëshmorët është përmes sukseseve të gjeneratave të reja.

“Kemi një gjeneratë të sukseshme, krenohemi dhe mburremi me të. Për të rinjtë që po e gëzojnë lirinë ja vlenë të sakrifikohet. Këta duhet ta gëzojnë lirinë, nuk duhet të jetojnë siç kemi jetuar ne në robëri. Vërtetë gjenerata ime dhe ato të mëhershme, kemi vuajtur shumë. Duhet të pasqyrohet e kaluar jonë, dhimbja dhe nënshtrimi që na është bërë nën okupatorin. Këtu mendoj se kemi qaluar, nuk jemi te afte të tregojme sa na ka munguar liria dhe pse ne e kemi merituar këtë liri”, ka thënë ajo.

Komuna e Gjilanit sot shënon 25 vjetorin e çlirimit të qytetit, në kujtim dhe nderim të atyre që dhanë jetën e tyre në luftë./Front Online/