Gucati në Hagë: UÇK nuk lindi nga urrejtja, por nga padrejtësia

Para mijëra qytetarëve nga Kosova dhe diaspora shqiptare, të mbledhur sot në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nisi fjalimin e tij me thirrjet “UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”. Ish i burgosuri i Gjykatës Speciale tha se kjo

Gucati në Hagë: UÇK nuk lindi nga urrejtja, por nga padrejtësia

Para mijëra qytetarëve nga Kosova dhe diaspora shqiptare, të mbledhur sot në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nisi fjalimin e tij me thirrjet “UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”.

Ish i burgosuri i Gjykatës Speciale tha se kjo protestë është zë i dinjitetit të popullit shqiptar dhe i historisë së shenjtë të UÇK-së, që sipas tij po tentohet të nëpërkëmbet.

“UÇK nuk lindi nga urrejtja por nga padrejtësia”, theksoi Gucati.

Ai kujtoi se liria nuk ishte dhuratë, por sakrificë e djemve dhe vajzave që ranë për flamur e tokë. “Jemi pasardhësit e një ushtrie që nuk u përkul as përpara tenkave dhe as përpara helikopterëve serb. Evropa nuk duhet të lejojë që drejtësia të shndërrohet në instrument politik, bota demokratike nuk mund t’i mbyllë sytë para një padrejtësie kaq të madhe”, u shpreh ai.