Habit Son, teansferohet atje ku nuk e ka pritur askush

Heung-min Son është pranë transferimit te LAFC për një shumë prej 13 milionë eurosh, duke i dhënë fund me shumë emocion një qëndrimi prej dhjetë vitesh te Tottenham Hotspur. Ylli koreano-jugor përshëndeti tifozët e Spurs në Seul të dielën dhe tashmë po finalizon dokumentacionin me klubin nga MLS, përpara se të zyrtarizohet si lojtar i […]

Habit Son, teansferohet atje ku nuk e ka pritur askush

Heung-min Son është pranë transferimit te LAFC për një shumë prej 13 milionë eurosh, duke i dhënë fund me shumë emocion një qëndrimi prej dhjetë vitesh te Tottenham Hotspur.

Ylli koreano-jugor përshëndeti tifozët e Spurs në Seul të dielën dhe tashmë po finalizon dokumentacionin me klubin nga MLS, përpara se të zyrtarizohet si lojtar i LAFC.

Sipas Fabrizio Romano, Son ka arritur një marrëveshje verbale me LAFC pas një dekade të shkëlqyer në veri të Londrës.

Sulmuesi nuk u kthye me ekipin në Angli, pasi po pret kontrollin mjekësor dhe finalizimin e kontratës me skuadrën amerikane.

Tottenham pritet të përfitojë më shumë se 13 milionë euro nga largimi i 33-vjeçarit, i cili u përshëndet në mënyrë emocionale në miqësoren ndaj Neëcastle në Seul, ku mori duartrokitje dhe gardën e nderit nga të dy ekipet.

Me plot 173 gola në 454 ndeshje, Son largohet si legjendë e klubit dhe një nga futbollistët më të dashur nga tifozët.

Pas largimit të Harry Kane drejt Bayern Munich dhe tashmë edhe Sonit në MLS, te Tottenham ka nisur zyrtarisht një epokë e re./Telegrafi