Haga vijon me padrejtësitë/ Maliqi: Gjykata ka vepruar në kundërshtim me parimet e saj, atë të lirisë
Analistja Afërdita Maliqi komentoi vendimin e gjykatës së Hagës duke e quajtur një vendim të padrejtë. Maliqi tha se Gjykata e Hagës ka marrë vendime politike dhe se nuk ka lejuar njerëzit që të marrin pjesë në ceremonitë mortore të familjarëve. “Sot ka qenë një ditë e keqe për të gjithë ne që i kemi [...]Read More...

Analistja Afërdita Maliqi komentoi vendimin e gjykatës së Hagës duke e quajtur një vendim të padrejtë. Maliqi tha se Gjykata e Hagës ka marrë vendime politike dhe se nuk ka lejuar njerëzit që të marrin pjesë në ceremonitë mortore të familjarëve.
“Sot ka qenë një ditë e keqe për të gjithë ne që i kemi përjetuar të gjitha fazat në Kosovë, çfarë ka qenë roli i UÇK. Ka qenë një ditë shumë e rëndë, pavarësisht se duke ditur çfarë janë bërë këto 5 vite nuk e kam pritur që të rrëzohet mocioni i avokatëve
Kjo gjykatë ka marrë vendime politike, ka lënë njerëz në skutë. Njerëzit atje nuk i kanë lënë të marrin pjesë në varrimin e familjarëve, kjo ka ndodhur në periudhën e Millosheviçit. Procesi është ende, ka filluar të dëshmojë mbrojtja por ajo që shihet në horizont nuk është diçka e mirë.” / abcnews.al