Hagë: Salih Mustafës i shpallen të papranueshme ankesat

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe as të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procesin penal ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Sipas aktvendimit të publikuar sot, Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e Mustafës lidhur me shkeljet […] The post Hagë: Salih Mustafës i shpallen të papranueshme ankesat appeared first on Albinfo.

Hagë: Salih Mustafës i shpallen të papranueshme ankesat

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe as të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procesin penal ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Sipas aktvendimit të publikuar sot, Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e Mustafës lidhur me shkeljet e pretenduara gjatë procedurës gjyqësore ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Z. Mustafa kishte paraqitur pretendime për shkelje të të drejtave dhe lirive të tij në lidhje me procesin penal kundër tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në aktvendim, Dhoma e Gjykatës Kushtetuese i shpalli të papranueshme një numër ankesash të tij, kurse të tjera i rrëzoi”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Ai kishte pretenduar se ishte shkelur e drejta e tij për një gjykim të drejtë për shkak të mungesës së arsyetimit nga ana e Trupit Gjykues dhe Panelit të Apelit në aktgjykimin e tij për vrasje të paligjshme por sipas vendimit, Dhoma Kushtetuese nuk gjeti asnjë gabim faktik apo ligjor që do të vënte në dyshim konstatimet e dhomave penale. Për një tjetër pretendim, se Paneli i Gjykatës Supreme nuk kishte zbatuar ligjin më të butë për dënimin e tij, Gjykata theksoi se Dhomat e Specializuara funksionojnë në përputhje me kornizën e tyre të veçantë ligjore, dhe se Ligji për Dhomat e Specializuara është i vetmi ligj detyrues për trupat gjykuese në këtë juridiksion.

“Nuk u konstatua asnjë shkelje e Kushtetutës së Kosovës apo e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore në këtë rast”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Mustafa kishte kundërshtuar edhe lejimin që Mbrojtësi i Viktimave t’i përgjigjej kërkesës së tij për mbrojtje të ligjshmërisë. Por Dhoma Kushtetuese e shpalli të papranueshme këtë ankesë, duke theksuar se ai nuk e kishte ngritur këtë çështje më herët në shkallët përkatëse të gjykimit.

The post Hagë: Salih Mustafës i shpallen të papranueshme ankesat appeared first on Albinfo.