Haziri pas betimit si deputet: Republika, mbi të gjitha!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka reaguar pas betimit si deputet për legjislaturën e 9-të të Kuvendin e Kosovës. Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se betimi si deputetë është bërë në ditën e rënies së kolosit Sali Çekaj. “Në ditën e rënies së kolosit, Sali Çekaj

Haziri pas betimit si deputet: Republika, mbi të gjitha!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka reaguar pas betimit si deputet për legjislaturën e 9-të të Kuvendin e Kosovës.

Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se betimi si deputetë është bërë në ditën e rënies së kolosit Sali Çekaj.

“Në ditën e rënies së kolosit, Sali Çekaj, rezistues në kohë të vështira e komandant në kohë lufte, dhamë betimin si deputetë të Kuvendit të Republikës. Bashkëveprimtarët e Sali Çekajt të LDK-së, bashkëluftëtarët si dhe djali, Hyseni, nga institucioni më i lartë ligjvënës, Kuvendi i Republikës, i bëjmë homazh veprës së tij heroike, sikurse edhe të gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit, me zotimin për më shumë dashni për Republikën!”, ka shkruar ai.