Hajdari largohet nga grumbullimi i Kosovës, Avdullahu lirohet përkohësisht

Hajdari largohet nga grumbullimi i Kosovës, Avdullahu lirohet përkohësisht

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës të “Dardanëve” ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Hajdari është larguar nga grumbullimi i Kombëtares në Debrecen, pasi është konstatuar se nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë nga lëndimi.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikuperuar, mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për përzgjedhësin Franco Foda në këto dy takime.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu.

Avdullahu pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.