Halil Matoshi: Deklaratat e Dimal Bashës nuk kanë asnjë pasojë juridike për vendin, janë sikur përrallat e fëmijëve

Sonte në emisioni “Adresa” me Arben Ahmetin, janë studio edhe analistët dhe komentatorët politik, Fidan Rama, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Halil Matoshi, Sadik Zeqiri, Fatime Hajdari dhe Blerim Gashi. Tema për të cilën ata po diskutojnë është, padyshim ngjarja e ditëve të fundit, (Mos)Konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Halil Matoshi tha se deklaratat e Dimal

Halil Matoshi: Deklaratat e Dimal Bashës nuk kanë asnjë pasojë juridike për vendin, janë sikur përrallat e fëmijëve

Sonte në emisioni “Adresa” me Arben Ahmetin, janë studio edhe analistët dhe komentatorët politik, Fidan Rama, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Halil Matoshi, Sadik Zeqiri, Fatime Hajdari dhe Blerim Gashi. Tema për të cilën ata po diskutojnë është, padyshim ngjarja e ditëve të fundit, (Mos)Konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Halil Matoshi tha se deklaratat e Dimal Bashës janë puro politike, ekstrapolitike dhe nuk kanë asnjë pasojë juridike.

“Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese me muaj të tërë dhe Kuvendi nuk është konstituuar nuk ekziston si i tillë. Deklaratat e Dimal Bashës janë puro politike, ekstrapolitike dhe nuk kanë asnjë pasojë juridike për vendin sepse janë sikur ato përrallat e fëmijëve që i vendosin fëmijët në gjumë pas orës 8 në mbrëmje”, tha Matoshi.

Matoshi për zgjedhjen e Bashës si kryeparlamentar tha se as vetë Lëvizja Vetëvendosje e as Albin Kurti nuk i kanë sytë në të, sepse sipas tij, ai është zgjedh për një përdorim, shkruan Gazeta10.

“Ai është zgjedh për një përdorim sepse as Lëvizja Vetëvendosje e as Albin Kurti nuk i kanë sytë në të, po sido që të jetë, Kosova e fitoi edhe një showmen, sikur Gjergj Dedaj që thoshte dikur “Nuk kam qenë normal” edhe Dimal Basha i veshur me pushtet tha “nuk kam qenë i vëmendshëm”. shtoi tutje Matoshi.

Ai e tha këtë për faktin se Dimal Basha u arsyetua me Faktin se nuk kishte pasur njohuri rreth asaj se çfarë bashkëautorja e tij kishte shkruar në atë libër, ku ajo kishtë folur keq për UÇK-në./Gazeta10