Hamza e quan pazar ofertën e Kurtit: Pozitat s’janë formë e këmbimit ‘mall me mall’

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka dhënë detaje për ofertën që kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka bërë atij lidhur me çështjen e presidentit të vendit.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Hamza ka thënë se ofrimi i pozitës së kryeparlamentarit për PDK-në, që ky subjekt ta votojë presidentin e vendit, sipas tij, është joserioze.
“Nuk është serioze. Vendi nuk është duke shkuar në zgjedhje për kryetar Kuvendi. Kuvendi ka kryetaren, Kuvendi është i konstituuar. Nuk jemi shku me pas pazare politike dhe këmbim të pozitave. Nuk është në atë formën e këmbimit mall me mall, merre këtë, po ta jepi këtë. Ose ama postin e nënkryetarit po ta jepi postin e kryetarit. Nuk është serioze, e as kushtetuese”, ka thënë Hamza.
Ai ka shtuar se PDK-ja ka kontribuar në të gjitha proceset, përfshirë edhe atë të zgjidhjes së çështjes së presidentit.
“Ne e kemi depolarizu skenën politike. Ne kemi garu me program, por jo me fyerje, me sharje, me linçime e me ofendime.”, ka thënë tutje ai, duke shtuar se normalisht që gjatë opozitbërjes i kanë përmendur mangësitë dhe dështimet e qeverisjes së Kurtit.
Burimi i lajmit:orainfo.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



