Hamza sot shkon në Gjakovë dhe Malishevë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot do të mbajë tubime me qytetarë në Gjakovë dhe Malishevë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se agjenda do të fillojë nga ora 15:00 deri në ora 18:30. Agjenda e Hamzës: Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza të premten viziton kompaninë KonSoni. Vendi: Gjakovë;

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot do të mbajë tubime me qytetarë në Gjakovë dhe Malishevë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se agjenda do të fillojë nga ora 15:00 deri në ora 18:30.
Agjenda e Hamzës:
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza të premten viziton kompaninë KonSoni.
Vendi: Gjakovë;
Koha: 15:00.
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza të premten mban tubim me qytetarët e Komunës së Gjakovës.
Vendi: Pallati “Asim Vokshi”;
Koha: 17:00.
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza të premten mban tubim me qytetarët e Komunës së Malishevës.
Vendi: Palestra Sportive “Habib Zogaj”;
Koha: 18:30.