Haradinaj me u.d ambasadoren amerikane: E njoftova për qëndrimin e AAK-së për formimin e institucioneve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi për takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. “Diskutuam mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, dhe situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që po zgjat tash e sa muaj”, tha ai. Postimi i plotë: Sot prita

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi për takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
“Diskutuam mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, dhe situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që po zgjat tash e sa muaj”, tha ai.
Postimi i plotë:
Sot prita në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, ku diskutuam mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, dhe situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që po zgjat tash e sa muaj.
E njoftova znj. Prattipati për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin tonë për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet.
Znj. Prattipati e falënderova për rolin e saj aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset e rëndësishme që po kalon vendi ynë.