Haradinaj premton mbështetje e ulje të TVSH-së për sektorin e gastronomisë

Kandidati i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se sektori i gastronomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme. Ai gjithashtu tha se do të ketë ulje të TVSH-së në 8% për 4 vite në sektorin e gastronomisë dhe reduktim të tarifave në produktet bazë për gastronomi. “Këto masa do të sjellin rritje të

Haradinaj premton mbështetje e ulje të TVSH-së për sektorin e gastronomisë

Kandidati i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se sektori i gastronomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.

Ai gjithashtu tha se do të ketë ulje të TVSH-së në 8% për 4 vite në sektorin e gastronomisë dhe reduktim të tarifave në produktet bazë për gastronomi.

“Këto masa do të sjellin rritje të formalitetit, përmirësim të kushteve të punës, siguri juridike për investime, mbrojtje të bizneseve nga arbitrariteti dhe rritje të të ardhurave për shtetin”, tha Haradinaj./Gazeta10