Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman: Biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Haradinaj ka thënë se me Rohde kanë folur për për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese. “Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në […]

Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman: Biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Haradinaj ka thënë se me Rohde kanë folur për për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese.

“Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, forcat serbe kanë kidnapuar dje në Leposaviq tre policë kufitarë të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ka ftuar faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, ka shkruar Kurti.