Harry Bajraktari: Të krijohen kushtet për një qeveri teknike, Rama të japë dorëheqjen

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari i ka bërë thirrje ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, dhe përfaqësuesve evropianë që të angazhohen me protestuesit, qeverinë dhe opozitën shqiptare për krijimin e kushteve për formimin e një qeverie teknike.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bajraktari kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se ai nuk mund ta mbajë vendin peng.
Gjithashtu, ai i bën thirrje qeverisë që të ndalë dhunën ndaj protestuesve paqësorë dhe të hapë rrugën për një tranzicion paqësor të pushtetit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



