Haxhiu në Taranto për hapjen e Lojërave Mesdhetare

Haxhiu në Taranto për hapjen e Lojërave Mesdhetare

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar për në Itali, ku do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sipas njoftimit të Presidencës së Republikës së Kosovës, Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen që presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, organizon për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në Lojëra, përcjell albinfo.ch.

VIDEO:                                   

Kosova merr pjesë në Taranto 2026 në 17 sporte individuale dhe katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë.

Ky është numri më i madh i sportistëve me të cilin Kosova është përfaqësuar deri më tani në Lojërat Mesdhetare.

Edicioni i Tarantos ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare, në vitin 2030, do të mbahet në Prishtinë.

The post Haxhiu në Taranto për hapjen e Lojërave Mesdhetare appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.