Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme, në rend dite votimi i Qeverisë së re

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, seanca do të mbahet sot, e diel, 13 shtator 2026, në ora 14:00, në sallën e seancave.
Në rendin e ditës është vetëm një pikë: Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Seanca vjen pasi Kuvendi është konstituuar dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



