Haziri, deputetëve: S’do të mund të dilni nga Kuvendi pa e votuar në lexim të dytë ligjin për Specialen

Çlirim Haziri, njeri nga organizatorët e protestave, ka bërë me dije se askush nga deputetët nuk do të mund të dal nga Kuvendit pa e miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai ka bërë me dije se protestuesit që janë vendosur në të gjitha hyrjet e kuvendit do të pengojnë një gjë të tillë.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të mund të dalin pa e votuar ligjin për Dhomat e Specializuara”, ka thënë ai në një deklaratë për T7.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



