Haziri i kërkon Osmanit të ushtrojë detyrën kushtetuese për uljen e tensioneve në veri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veri të vendit. Haziri tha se presidentët historikisht kanë pasur rol unifikues duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme. Po ashtu, nënkryetari i LDK-së tha se […]

Haziri i kërkon Osmanit të ushtrojë detyrën kushtetuese për uljen e tensioneve në veri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veri të vendit.

Haziri tha se presidentët historikisht kanë pasur rol unifikues duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme.

Po ashtu, nënkryetari i LDK-së tha se presidentët kanë luajtur rol edhe në raportet e Kosovës me BE-në dhe ShBA-në.

“Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veriun e Kosovës. Presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur rolë unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme siç ishin protestat e dhunshme të vitit 2015, në dialogun e Vjenës e procese të tjera.”, ka shkruar Haziri në Facebook.

“Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-në”, përfundoi ai.