Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.
Ai ka treguar se kjo parti do të votojë kandidatin e VV-së për kryetar dhe kandidatët për nënkryetarë.
“Ne si LDK e votojmë”, është shprehur Haziri.
Në Kanal 10, Haziri ka thënë se ai ka qenë vazhdimisht pro marrëveshjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike.
“Unë jam kanë pro marrëveshjeve dhe bashkëpunimit, të koordinimit sa ma të mirë. Kështu që nesër, natyrshëm, duhet me kalu kandidati i VV-së për kryetar të Kuvendit, kushdo që është, dhe nënkryetarët që vijnë nga secila parti”, ka deklaruar Haziri.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



