Helmimi në "Sach Pizza" QKUK: 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

Helmimi në "Sach Pizza" QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore
Klinika Infektive në Kosovë ka njoftuar se, duke filluar nga dita e premte, më 10.07.2026, kanë filluar të paraqiten pacientë me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi. Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore me ankesa si ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diare.
Sipas anamnezës së marrë, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit. Nga data 10.07.2026 deri më 13.07.2026, në klinikë kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth 70 pacientë. Prej tyre, 22 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.
Të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), si dhe janë evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse (SMSN), në përputhje me procedurat në fuqi.
Pacientët e hospitalizuar janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, në përputhje me gjendjen e tyre klinike. Aktualisht, gjendja klinike e pacientëve vazhdon të kërkojë trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm.
Me pak fjalë
Rreth 70 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të Kosovës për simptoma të helmimit nga ushqimi, ndërsa 22 janë hospitalizuar. Të gjitha rastet janë raportuar në institucione të kompetentë për monitorim dhe trajtim të vazhdueshëm.
Personat e përmendur
- Inspektorati Shëndetësor - Inspektorati Shëndetësor
- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



