Hetemi: Ka rrezik të humbjes së provave, megjithatë kemi mbledhur shumë materiale që dëshmojnë krimet e luftës

Drejtori i Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ka thënë se kanë shënuar progres në grumbullimin me materiale që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës së fundit, ndërsa rrezikun e humbjes së provave e ndjejnë. Ai ka thënë se që nga themelimi i këtij instituti, kanë arritur që ta popullojnë […]

Hetemi: Ka rrezik të humbjes së provave, megjithatë kemi mbledhur shumë materiale që dëshmojnë krimet e luftës

Drejtori i Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ka thënë se kanë shënuar progres në grumbullimin me materiale që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës së fundit, ndërsa rrezikun e humbjes së provave e ndjejnë.

Ai ka thënë se që nga themelimi i këtij instituti, kanë arritur që ta popullojnë arkivin me sasi të konsiderueshme të materialit, ndërsa ndihmë ka thënë se kanë dhënë edhe institucionet e ndryshme.

Hetemi ka thënë se janë në proces të rekrutimit të stafit të ri, ndërsa kanë qëndrueshmëri financiare.

“Kosova me themelimin e Institutit për Krimet e kryera gjatë Luftës ka shënuar progres në këtë drejtim, meqenëse instituti është i themeluar me ligj. Përparësi e tij është që do të thotë ka edhe qëndrueshmëri financiare, ka ligjin e vet, e ka  linjën e vet buxhetore. Tani më ka edhe zyrat objektin e vet së shpejti do të na bashkëngjitet një ekip përmbi 20 personave të cilët janë rekrutuar tash duke ndjekur gjitha proceset e rekrutimit dhe mendoj që është përparësi e madhe për ne megjithëse është duke ndodhur pas një periudhe relativisht e gjatë pas luftës unë mendoj që megjithatë se instituti do të shërbej si pike grumbullimi me të cilën do të mblidhen të gjitha materialet që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, deri më tani megjithëse vetëm 6 muaj prej fillimit të mandatit kemi arritur që ta popullojmë arkivin tonë me një sasi të konsiderueshme të materialit të cilët materiale të cilët e kanë dhënë institucionet e ndryshme që me herët kanë punuar në këtë drejtim pastaj edhe organizata jo qeveritare por edhe individ mbi baza vullnetare kanë mbledhur dëshmi apo materiale që dokumentojnë këto krime”, ka thënë Hetemi, teksa ka bërë të ditur se janë në proces të nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me qendrën memoriale të Srebrenicës.

“Disa prej të arriturave që unë i konsideroj që kemi shënuar gjatë kësaj periudhe 6 mujore është dizajnimi dhe aprovimi i rregullores për funksionalizmin e institutit të sistematizimit në vendet e punës fillimi i popullimit të arkivit tonë me materiale të ndryshme nga organizatat, individët, institucionet… pastaj marrëveshjet e mirëkuptimit që i kemi lidhur me agjencitë të arkivave të Kosovës por edhe me Universitetin amerikan në Kosovë. Jemi në proces të nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi edhe me qendrën memoriale të Srebrenicës. Kjo do të thotë që bashkëpunimi nuk do jetë vetëm në nivel lokal por mundohemi që ta regjionalizojmë bashkëpunimin edhe me institucionet e tjera që merren me dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë por edhe në Ballkan gjatë viteve 90-ta”, u shpreh ai. per EO.

Kreu i këtij instituti thekson se në Kosovë ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës. Kontribut në këtë drejtim ka thënë se po japin edhe mediat e OJQ-të të ndryshme.

“Një rrezik  i tillë ekziston por prapë se prapë gjatë punës që e kemi bërë gjatë këtyre muajve kemi vërejtur që në Kosovë ka dëshmi të konsiderueshme që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës. Këto dëshmi janë mbledhur qoftë nga institucionet e caktuara qoftë nga organizata joqeveritare, madje në këtë drejtim  një kontribut të rëndësishëm e kanë dhënë edhe mediat të cilat me kamerat e tyre kanë mbledhur dëshmi që dokumentojnë këto krime”, ka thënë Hetemi.