Hidhen dyshime që Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA – produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë

Një ngjarje e papritur ka ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Gjesti dyshohet është parë duke kapërcyer murin në oborr dhe më pas është rikthyer në shtëpi, një veprim që ka tërhequr vëmendjen e fansave. Ngjarja mori më shumë hov kur […]

Hidhen dyshime që Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA – produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë

Një ngjarje e papritur ka ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Gjesti dyshohet është parë duke kapërcyer murin në oborr dhe më pas është rikthyer në shtëpi, një veprim që ka tërhequr vëmendjen e fansave.

Ngjarja mori më shumë hov kur Tiri dhe Laerti po e diskutonin këtë gjë në dhomën e ndenjës, e teksa ky i fundit thoshte se “asgjë s’ka ndodhur”, Tiri insistonte që çështja duhej diskutuar.

“Ka kapërcyer murin një banor i Big Brother”, dëgjohet duke thënë Tiri, ndërkohë që menjëherë produksioni ndal mikrofonat dhe lëshon muzikë që të mos dëgjohet diskutimi imes tyre.

Edhe Rozana, një nga banoret e shtëpisë, me ironi ka shprehur në bisedë me Laertin: “Do dalim të pimë edhe ne një kafe te blloku,” duke e bërë situatën më të lehtë për publikun.

Ky nuk është hera e parë që Gjesti realizon një veprim të tillë. Ai kishte bërë një veprim të ngjashëm edhe në edicionin e kaluar të Big Brother, kur pati dalë jashtë shtëpisë duke u futur në zonën e koshit të mbeturinave, jashtë perimetrit të oborrit.

Kjo situatë e re, përveç se ka tronditur banorët, ka ngjallur gjithashtu diskutime të shumta mes fansave, të cilët po e ndjekin me interes këtë edicion të spektaklit. Si do të reagojnë të tjerët pas këtij incidenti? Të presim dhe shohim!