Hoti: Kurti po bën propagandë të marrë, sikur të komunistëve

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se “po bën propagandë, sikur ajo e komunistëve të cilët mashtronin qytetarët me ‘arritjet e planeve 5-vjeçare’, në ndërkohë që qytetarët varfëroheshin”. Hoti përmes një shkrimi në Facebook e ka cilësuar si propagandë të marrë ‘lavdërimin’, sic thotë ai të kryeministrit Kurti për Produktin […]

Hoti: Kurti po bën propagandë të marrë, sikur të komunistëve

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se “po bën propagandë, sikur ajo e komunistëve të cilët mashtronin qytetarët me ‘arritjet e planeve 5-vjeçare’, në ndërkohë që qytetarët varfëroheshin”.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook e ka cilësuar si propagandë të marrë ‘lavdërimin’, sic thotë ai të kryeministrit Kurti për Produktin e Brendshem Bruto të vitit 2023 me atë të vitit 2000.

“Të gjithë e dinë se në vitin 2000, ne sapo ishim kthyer nga deportimi i “politikës së tokës së djegur”, që u zbatua sistematikisht nga regjimi serb.

Në vitin 2000, gjysma e shtëpive ishin të djegura. Kafshët shtëpiake dhe mjetet bujqësore ishin të vjedhura e të shkatërruara. Infrastruktura shkollore, shëndetësore e rrugore ishte shkatërruar gati plotësisht nga lufta e nga mungesa e investimeve mbi 10 vjet. Shumica e bizneseve ishin plaçkitur e duhet të nisnin nga e para”, tha Hoti.

Hoti i propozoi Kurti të bëj krahasimin e Produktit të Brendshëm Bruto të vitit 1998-99 me atë të 2023.

Ai thotë se rritja do t’i dalë 10 herë më e madhe.

“Kjo sjellje e kreut të Qeverisë është propagandë e marrë, sikur ajo e komunistëve, të cilët mashtronin qytetarët me ‘arritjet e planeve 5-vjeçare’, në ndërkohë që qytetarët varfëroheshin.

Unë i propozoj atij ta bëj krahasimin me vitin 1998-99. Sigurisht se rritja i del të jetë jo 5 herë, por 10 herë më e madhe!”, shkroi Hoti.

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se “po bën propagandë, sikur ajo e komunistëve të cilët mashtronin qytetarët me ‘arritjet e planeve 5-vjeçare’, në ndërkohë që qytetarët varfëroheshin”. Hoti përmes një shkrimi në Facebook e ka cilësuar si propagandë të marrë ‘lavdërimin’, sic thotë ai të kryeministrit Kurti për Produktin e Brendshem Bruto të vitit 2023 me atë të vitit 2000. “Të gjithë e dinë se në vitin 2000, ne sapo ishim kthyer nga deportimi i “politikës së tokës së djegur”, që u zbatua sistematikisht nga regjimi serb. Në vitin 2000, gjysma e shtëpive ishin të djegura. Kafshët shtëpiake dhe mjetet bujqësore ishin të vjedhura e të shkatërruara. Infrastruktura shkollore, shëndetësore e rrugore ishte shkatërruar gati plotësisht nga lufta e nga mungesa e investimeve mbi 10 vjet. Shumica e bizneseve ishin plaçkitur e duhet të nisnin nga e para”, tha Hoti. Hoti i propozoi Kurti të bëj krahasimin e Produktit të Brendshëm Bruto të vitit 1998-99 me atë të 2023. Ai thotë se rritja do t’i del 10 herë më e madhe. “Kjo sjellje e kreut të Qeverisë është propagandë e marrë, sikur ajo e komunistëve, të cilët mashtronin qytetarët me ‘arritjet e planeve 5-vjeçare’, në ndërkohë që qytetarët varfëroheshin. Unë i propozoj atij ta bëj krahasimin me vitin 1998-99. Sigurisht se rritja i del të jetë jo 5 herë, por 10 herë më e madhe!”, shkroi Hoti.