Hoxhaj thotë se do të kandidojë për kryetar të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme

Enver Hoxhaj e ka pohuar të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. “Kurdo që mbahen zgjedhjet unë do ta shqyrtoj me seriozitet kandidaturën time, por kurdo që mbahen zgjedhjet…zgjedhjet reale të PDK-së në çdo nivel”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova. “Nëse më pyet se cila do të ishte

Hoxhaj thotë se do të kandidojë për kryetar të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme

Enver Hoxhaj e ka pohuar të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

“Kurdo që mbahen zgjedhjet unë do ta shqyrtoj me seriozitet kandidaturën time, por kurdo që mbahen zgjedhjet…zgjedhjet reale të PDK-së në çdo nivel”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.

“Nëse më pyet se cila do të ishte platforma ime për një kryeministër të PDK-së që do ta udhëhiqte vendin, unë e shoh mbrojtjen si prioritet të parë, e shoh sigurinë energjetike si prioritet të dytë, dhe shoh politikën e jashtme si prioritet të tretë”.

Ai foli gjerë e gjatë rreth situatës në vend, dhe si e sheh rrugëdaljen nga kriza aktuale politike dhe ajo, siç e konsideron ai, shtetërore.