“Humba ndjenjat gjatë udhëtimit”, G Bani tregon vështirësitë për të arritur tek i ati

G Bani ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë udhëtimit të tij drejt Londrës, pas lajmit që mori në prime-n e së martës se babai i tij ndodhej në spital. Në një postim në InstaStory, ai ka treguar se gjatë fluturimit kishte temperaturë të lartë dhe ethe, çka e bëri udhëtimin edhe më të lodhshëm […]

“Humba ndjenjat gjatë udhëtimit”, G Bani tregon vështirësitë për të arritur tek i ati

G Bani ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë udhëtimit të tij drejt Londrës, pas lajmit që mori në prime-n e së martës se babai i tij ndodhej në spital.

Në një postim në InstaStory, ai ka treguar se gjatë fluturimit kishte temperaturë të lartë dhe ethe, çka e bëri udhëtimin edhe më të lodhshëm dhe të vështirë.

Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, G Bani shprehu mirënjohjen për pasagjerët shqiptarë që e ndihmuan gjatë fluturimit, si dhe për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të aeroportit.

Ai falenderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur në këtë moment të vështira.