Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj asaj që ajo e quan tentativë të Kryeministrit Albin Kurti për të shkatërruar themelet e Republikës së Kosovës dhe për të ndërtuar një “Republikë të Tretë”, ku shteti vihet në shërbim të partisë dhe të liderit të saj. Në një reagim të publikuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj asaj që ajo e quan tentativë të Kryeministrit Albin Kurti për të shkatërruar themelet e Republikës së Kosovës dhe për të ndërtuar një “Republikë të Tretë”, ku shteti vihet në shërbim të partisë dhe të liderit të saj.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bajrami ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shënuar rekorde në dështime dhe se projekti i kryeministrit për një republikë të re do të dështojë, pasi, sipas saj, qytetarët nuk do të lejojnë cenimin e Republikës së shpallur më 17 Shkurt 2008 – një republikë që, siç thotë ajo, Kurti ende nuk e ka njohur realisht.
Ajo ka komentuar edhe mandatin e ri të Kurtit si kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e cilësuar si një “cirk politik” dhe duke akuzuar partinë në pushtet se respekton vendimet e gjykatave vetëm kur i shkojnë për shtat. Bajrami ka kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas saj, në takimin e Vetëvendosjes u duartrokitën “gënjeshtra të pastra” për arritjet e qeverisë pesëvjeçare.
“Kurti foli për Republikën e ‘Tretë’ – një republikë pa gjykata, ose me gjykata që pasqyrojnë përbërjen e parlamentit. Një republikë ku vendimet e gjykatave merren vetëm pasi të aprovohen nga Albin Kurti,” ka deklaruar Bajrami.
Sipas saj, një republikë e tillë është një rrezik për sistemin demokratik dhe sundimin e ligjit. “Republika e tretë e Kurtit nuk do të bëhet asnjëherë. E Republika jonë shpëton vetëm duke e dërguar Kurtin në shtëpi,” ka përfunduar ajo.
Në fund të reagimit të saj, Bajrami ka listuar edhe disa prej asaj që i ka quajtur gënjeshtra të Kurtit dhe të vërtetat që, sipas saj, ai i ka shtrembëruar gjatë fjalimit të fundit para anëtarëve të partisë së tij:
????????????????????: Kemi menaxhuar mirë me pandeminië COVID-19
???? ????????̈????????????????????: Me pikun e pandemisë ka menaxhuar Qeveria Hoti. Ne në atë kohë hapëm ekonominë të cilën Kurti e kishte mbyllur, ndihmuam bizneset dhe pos mjeteve buxhetore vendosëm 200 milionë euro në treg, para këto të qytetarëve. Në aspektin shëndetësor, shtuam buxhetin për barna dhe rritëm stafin shëndetësor. Qeveria Kurti do të mbahet mend që ka kthyer mbrapa 7 milionë euro donacione për vakcina dhe i ka financuar ato nga buxheti i shtetit vetëm për të blerë nga furnizuesi i preferuar.
????????????????????: E kemi menaxhuar shkëlqyeshëm krizën energjetike dhe rritjen e kostos së jetës.
???? ????????̈????????????????????: Qeveria Kurti do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe korrupsion galopant në sektorin e energjisë. Gjatë mandatit të tij kemi pasur tre herë rritje të çmimit të energjisë për të gjithë shpenzuesit e herën e fundit mbi një mijë bizneseve u është rritë energjia për 300%. Gjatë mandatit të Kurtit sektori me profitabil në Kosovë është sektori i tregtimit të energjisë dhe tani njerëz të afërt me Kurtin merren me këtë biznes e disa janë nëpër gjykata e nëpër hetime të Prokurorisë. Mos ta harrojmë se nën qeverisjen e Kurtit ne qytetarët e këtij vendi kemi paguar deri në 800 Euro për transportin e një MWh – vetëm për transport. A është ky menaxhim i shkëlqyeshëm? Natyrisht se jo!
E sa i përket rritjes së kostos së jetesës, në Qeverinë Kurtit ka ndodhë rritja me e madhe e çmimeve në histori të këtij vendi, derisa inflacioni në kumulativ nga viti 2021 deri me sot i afrohet në 20%, shporta bazë e konsumit është rritë mbi 60%. Sot, problemet kryesore të qytetarëve janë çmimet e artikujve ushqimor dhe çmimi i energjisë elektrike. Qeveria në kurriz së rritjes së çmimeve ka rritë të hyrat buxhetore, të cilat i ka shpërnda si lëmoshë pa kriju asnjë efekt multiplikues në ekonomi.
????????????????????:Kemi menaxhuar sfidat e sigurisë.
???? ????????̈????????????????????: Rezultat i këtij menaxhimi që Kurti e quante të shkëlqyeshëm Kosova është në masa ndëshkuese: janë dhjetëra projekte që është dashur të financohen komplet nga donacionet të cilat janë pezull që nga viti 28 qershori i viti 2023 dhe janë qindra miliona euro ani pse të destinuara për Kosovë, e Kosova nuk ka qasje siç janë fondet e Planit të Rritjes krejt kjo si rezultat i menaxhimit të shkëlqyshëm të Kurtit. Mos të flasim për dëmet politike dhe imazhin e Kosovës gjithandej në botë.
????????????????????: Ekonominë e kemi marrë nën 7 miliardë euro dhe sot e kemi mbi 10 miliardë euro.
???? ????????̈????????????????????: Pjesa me e madhe e rritjes ekonomike vije si rezultat i rritjes së çmimeve dhe sa i përket punësimit gjithashtu Kurti gënjeu prapë, sepse NUK JANË 430 mijë të punësuar. Në qeverisjen e Kurtit kemi pasë ikjen me të madhe të fuqisë punëtore, sot sfida e dytë e bizneseve pas çmimit të energjisë elektrike është mungesa e punëtorëve.
Ndërsa rritja e pagës minimale ka ndodhë, por ajo ka mbetur vetëm vendim i Kurtit, besoj të gjithëve na kujtohet greva e grave të shërbimit të pastrimit të ndërtesës së Kuvendit, ajo grevë ka ndodhë pasiqë Albin Kurti ka marrë vendim ta rrisë pagën minimale. Nëse doni ta dini efektin e vendimit të Albin Kurtit pyesni se ku janë sot ata gra, shumica janë pa puna, sepse ato kërkuan nga punëdhënësi që t’ua ngriste pagën konform vendimit të Kurtit.
Kurti gjithashtu tha se kemi dyfishim të eksportit, që në pjesën me të madhe është rritje e vlerës monetare për shkak të inflacione jo rritje e sasisë së eksportit, por ai këtu nuk po përmend se deficit tregtar ka shënuar rekord, më i larti në historinë e Kosovës 5.4 miliardë euro në vitin 2024 e 2025 ka përkeqësim të në krahasim me 2024.
Po, Kurti ka dhënë shtesa për fëmijë e nëna lehona, sepse nuk ka investu as në arsim dhe as në shëndetësi, andaj paratë e mbledhura nga qytetarët në kurriz të çmimeve dyfish tani i kthen për të blerë vota dhe paqe sociale.
Nënave lehona nuk u ndërtoi çerdhe për fëmijët siç kishte premtuar e mashtruar se do të ndërtonte 160 çerdhe.
????????????????????: E shtuam fuqishëm mbështetjen për ndërmarrjet në sektorin privat.
???? ????????̈????????????????????: Subvencionet për ndërmarrje private kanë qenë me të ulëtat si pjesëmarrje e buxhetit total, nuk ka pasë asnjë reformë fiskale dhe asnjë reforme për përmirësim të ambientit të biznesit e nëse ndërmarrjeve kanë pasë mbi 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim u është rritë çmimi i energjisë 300%, kjo është ndihma që u ka dhënë ndërmarrjeve. Kur jemi të program superpuna edhe njëherë ja rikujtojmë Kurtit që vetëm me viza puna punga nga Kosova po ikin mbi 35 mijë punëtorë në vit.
????????????????????: Investimet publike kapitale i rritëm në nivel rekord
???? ????????̈????????????????????: Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, investimet kapitale të nivelit qendror të vitit 2022 dhe 2023 janë më të ulëta se ato të vitit 2017 e 2018, shto këtu edhe normën e inflacionit që ka ndodhë. Kurti nuk ka përfunduar asnjë projekt kapital, nuk ka asnjë rrugë, asnjë urë dhe asnjë projekt me të cilin qeveria e tij do të mbahet mend.
Po u a rikujtoj së në buxhetin e vitit 2025 janë të aprovuara mbi 950 milionë investimet kapitale dhe deri me 1 gusht, sipas Ministrisë së Financave nga niveli qendror janë shpenzuar vetëm 167 milionë Euro.
????????????????????: Rritëm pagat në sektorin publik, pensionet e ndihmat sociale.
???? ????????̈????????????????????: Të gjitha rritjet duke filluar nga ajo 6 euro e 80 cent e tutje nuk e indeksojnë pagën as pensionin për normën e inflacionit. Pyesni qytetarët që shkojnë çdo ditë në treg për të blerë ushqime dhe ju tregojnë a i ka rritë dhe sa i ka rritë pagat e pensionet Kurti.
????????????????????: Zbatuam drejtësi dhe ligjshmëri, luftuam krimin dhe korrupsionin.
???? ????????̈????????????????????: Kurti gjysmën e Kabinetit i ka nën hetime, gjatë mandatit kanë nënshkruar mbi 2500 kontrata njëburimore që janë burim korrupsioni dhe kanë lidhje me mafinë energjetike
????????????????????: E bëmë Kosovën ndër tri shtetet me progresin me shpejtë për reformat në drejtësi.
???? ????????̈????????????????????: Janë dy reforma që i ka bë Albulena: një që ju mundëson të burgosurve të arratisën dhe tjetra ju mundëson të dënuarve për vepra të rënda të kryejnë burgun nga shtëpia.
????????????????????: E kemi ndërpre me sukses keqpërdorimin e skajshëm në ndërmarrje publike dhe nga ndërmarrje që operonin me humbje e me mbipunësim partiak, shumicën e tyre ndihmuam të shënojnë rezultate pozitive.
???? ????????̈????????????????????: Ndërmarrjet Publike asnjëherë më shumë se sot nuk kanë vuajtë nga punësimet partiake, mjafton të shihni ratin e KEK-ut, rastin e Ujësjellësit. Ndërsa, sa u përket rezultateve të Ndërmarrjeve Publike sipas Zyrës Kombëtare të Auditorit këto ndërmarrje e kanë mbyllë vitin me 70 milionë fitim, po mbi 190 milionë i kanë borxhet afatshkurtëra dhe 375 milionë borxhe afatgjate. A është sukses ky?
????????????????????: Falë reformave në drejtësi morën liberalizimin e vizave.
???? ????????̈????????????????????: Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti ja kanë vonu Kosovës 7 vjet liberalizimin e vizave me gaz e mollotov mbi Kuvend dhe Institucione të tjera shtetërore.
????????????????????: Në secilën fushë shënuam rekorde të suksesit.
???? ????????̈????????????????????: ???????????????????????? ????????̈ ???????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????̈, ???????????????????????? ????????̈ ???????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????̈, ???????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????????̈????????????????????????????????, ???????????????????????? ????????̈ ???????????????????????? ???????????????? ????????????????????????????????????, ???????????????????????? ????????̈ ???????????????????? ???????????????? ???????????????????????????? ???? ????????????????????????????????̈????????, ????????̈ ????????????????̈???? ???????????? ????????̈ ???????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????̈???? ????????????????????????̈???? ????????̈???? ???????????????? ????????????̈????????????????????????????, ???????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????̈????, ????????̈???????????????????????????? ???????????? ????????????????????????????????????????????????, ???????????????????????????? ???? ????????????????̈???????????????????? ???? ????????????????????̈ ???????????????????????????? ???????? ????????̈????????.