Hykmete Bajrami: Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar pas dështimit të seancës së shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se LDK nuk ka votë as për Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër, shkruan Front Online. “Për LDK mund të them që ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiun e as për kandidat tjetër.

Hykmete Bajrami: Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar pas dështimit të seancës së shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se LDK nuk ka votë as për Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër, shkruan Front Online.

“Për LDK mund të them që ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiun e as për kandidat tjetër. Zgjedhjet e kanë treguar qartë që askujt s’i kanë dhënë shumicën absolute për formimin e institucioneve të Kosovës”.

“Institucionet konstituiohen me marrëveshje politike, dhe siç po e shohim që VV insiston t’i marrë të gjitha institucionet pa e pasur shumicën”, tha Bajrami.

“Ska forcë politike që e imponon votën e deputetëve të Kuvendit”, ka thënë tutje ajo.