I jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit
Arti shqiptar humbi një nga figurat e tij më të mëdha, ndërsa sot iu dha lamtumira e fundit regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti. Ceremonia mortore u zhvillua me shumë emocion, ku morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe dashamirës të kinemasë. Trupi i mjeshtrit u përcoll për në banesën e fundit në fshatin e tij të […]

Arti shqiptar humbi një nga figurat e tij më të mëdha, ndërsa sot iu dha lamtumira e fundit regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti. Ceremonia mortore u zhvillua me shumë emocion, ku morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe dashamirës të kinemasë. Trupi i mjeshtrit u përcoll për në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes, Vuno, aty ku ai kishte lënë amanet të prehej, pranë rrënjëve të tij.
Anagnosti u kujtua jo vetëm si një artist i jashtëzakonshëm, por edhe si një figurë e rrallë e kulturës kombëtare, i cili ia kushtoi jetën kinemasë shqiptare. Filmografia e tij përfshin disa nga veprat më të rëndësishme të ekranit shqiptar, të cilat kanë shënuar historinë e kinematografisë sonë dhe kanë formuar kujtesën kolektive të disa brezave.
Për dekada me radhë, krijimtaria e tij ka qenë udhërrëfyes për artistë të rinj dhe një pasuri e vyer për kulturën e vendit. Me ndjeshmëri, realizëm dhe përkushtim, Dhimitër Anagnosti solli në ekran histori njerëzore që flasin për shpirtin dhe identitetin shqiptar.
Figura e tij do të mbetet e paharruar, jo vetëm për veprat që la pas, por edhe për kontributin në forcimin e jetës artistike dhe kulturore të Shqipërisë. Sot, arti shqiptar i tha lamtumirën një prej themeluesve të tij, ndërsa trashëgimia e Dhimitër Anagnostit do të mbetet e gjallë në çdo brez që e do kinemanë.