I shënoi gol me kokë, Courtois e përgëzon portierin e Benficas

I shënoi gol me kokë, Courtois e përgëzon portierin e Benficas

Skuadra e Benficas ka shënuar fitore 4:2 ndaj Real Madridit, për të siguruar kualifikimin në play-off të Champions League.

Kjo pamje tregon shumë! Edhe portieri Thibaut Courtois po e përgëzonte portierin kundërshtar për atë gol të shënuar në sekondat e fundit, shkruan Indeksonline

Anatoliy Trubin mori një përqafim të ngrotë nga portieri i Real Madridit për atë kryevepër, gol me kokë!

Dy skuadrat tani do të luajnë në play-off të Champions League, pasi dështuan të siguronin një vend në top-8.

I don't even blame Courtois lol pic.twitter.com/IHLEKRcBTo

— Yassine (@YassineFutbol) January 28, 2026