I tha se iu vodh drogë nga vetura, i dyshuari i kërkon punëtorit të autolarjes 5000 euro
Një burrë është arrestuar në fshatin Shupkofc të Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se një punëtori të autolarjes i kërkoi 5 mijë euro, nën pretekstin se nga vetura e tij u vodh drogë me vlerën e cekur. Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kërkuar […]

Një burrë është arrestuar në fshatin Shupkofc të Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se një punëtori të autolarjes i kërkoi 5 mijë euro, nën pretekstin se nga vetura e tij u vodh drogë me vlerën e cekur.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kërkuar 5000€ nga punëtori i autolarjes, nën pretekstin që nga vetura e të dyshuarit është vjedhur një sasi e drogës me vlerën e cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.