Imri Ahmeti pritet me entuziazëm në Blinajë: Kur puna flet vetë, besimi vjen natyrshëm
Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore. Mbrëmjen e së dielës, Ahmeti u prit nga banorët e Blinajës, një vend i njohur për bukuritë natyrore, ku u shpreh mirënjohës për […]

Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Mbrëmjen e së dielës, Ahmeti u prit nga banorët e Blinajës, një vend i njohur për bukuritë natyrore, ku u shpreh mirënjohës për mbështetjen e treguar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka theksuar se qytetarët e Blinajës kanë dëshmuar jo vetëm mikpritje, por edhe mbështetje për vizionin e tij për zhvillimin e komunës.
“Në Blinajën e bukurive natyrore sonte u pritëm nga qytetarët të cilët treguan jo vetëm mikpritje, por edhe mbështetje të fortë për rrugën tonë të përbashkët. Na treguan edhe një herë se kur puna flet vetë, besimi vjen natyrshëm,” shkroi Ahmeti.
Ai shtoi se rruga e zhvillimit nuk mund të ndërtohet në mënyrë të njëanshme, por bashkë me qytetarët, mbi bazën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe një vizioni të qartë për të ardhmen.
Ky takim është pjesë e fushatës së LDK-së në Lipjan, ku Ahmeti po synon një mandat të ri për të vazhduar projektet infrastrukturore dhe zhvillimore të filluara gjatë udhëheqjes së tij.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor, ndërsa gara në Lipjan pritet të jetë një ndër më të ndjekurat në nivel komunal. /ORAinfo/