Imri Ahmeti viziton familjen Mollopolci në Grackë, merr mbështetje për vizionin e tij për Lipjanin
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e ksaj komune. Sonte ai vizitoi familjen Mollopolci në fshatin Grackë, ku u prit ngrohtësisht dhe zhvilloi një bashkëbisedim të hapur për vizionin e tij për të ardhmen e Lipjanit. Familja Mollopolci shprehu mbështetjen e plotë për angazhimin dhe […]

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e ksaj komune.
Sonte ai vizitoi familjen Mollopolci në fshatin Grackë, ku u prit ngrohtësisht dhe zhvilloi një bashkëbisedim të hapur për vizionin e tij për të ardhmen e Lipjanit.
Familja Mollopolci shprehu mbështetjen e plotë për angazhimin dhe planet e Ahmetit, duke e cilësuar atë si një vazhdimësi të zhvillimit dhe përparimit të komunës.
Ahmeti theksoi se mbështetja e qytetarëve është forca më e madhe për të çuar përpara projektet dhe iniciativat që synojnë të sjellin zhvillim të qëndrueshëm në Lipjan./ORAinfo/