Incident i armatosur në Saraj, plagoset një person (VIDEO)

Një Incident i armatosur ka ndodhur sot në Saraj të Shkupit , nga ku një person ka mbetur i plagosur. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se personi me inicialet M.I ka denoncuar se përderisa ka qenë brenda veturës së tij, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Ata thonë se M.I ka pësuar lëndime në dorë.
“Më 18.10.2026, në orën 09:50, në SPB Shkup, M.I. ka denoncuar se rreth orës 09:30, në afërsi të një marketi në fshatin Saraj, derisa ndodhej në një veturë të tipit ‘’Touran’, një person kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij”, njofton kjo ministri.
MPB poashtu sqaron se menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur nëpunës policorë nga SPB Shkup, të cilët kanë gjetur katër gëzhoja pistolete. Nga xhami i dëmtuar i veturës, M.I. ka pësuar lëndim në dorë dhe është njoftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Nga MPB theksojnë se policia po ndërmerr masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



