Incident te ‘Qafa’ në Prishtinë: Dyshohet për shpërthimin e një bombole të gazit, raportohet për të lënduar

Një incident ka ndodhur para pak minutash te ‘Qafa’ në Prishtinë, ku te ‘kafet e vogla’ dyshohet se ka shpërthyer një bombolë e gazit, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve të para, si pasojë e këtij incidenti një person ka mbetur i lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarfikësit dhe Policia e Kosovës, të cilët

Incident te ‘Qafa’ në Prishtinë: Dyshohet për shpërthimin e një bombole të gazit, raportohet për të lënduar

Një incident ka ndodhur para pak minutash te ‘Qafa’ në Prishtinë, ku te ‘kafet e vogla’ dyshohet se ka shpërthyer një bombolë e gazit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, si pasojë e këtij incidenti një person ka mbetur i lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarfikësit dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë intervenuar menjëherë.

Sinjali ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Front Online ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes për informacionet zyrtare të këtij rasti.