Infermierja Shyhrete Grajqevci Selmonaj ka nevojë për ndihmë

Infermierja Shyhrete Grajqevci Selmonaj ka nevojë për ndihmë

Infermierja Shyhrete Grajqevci Selmonaj ka nevojë për ndihmë.

Ajo është e mbijetuar e kancerit për herë të dytë, por sot po përballet edhe një herë me këtë betejë. Këtë herë, ajo është diagnostikuar me kancer në fazën e tretë, i cili është përhapur dhe ka prekur disa organe në pjesën e barkut.

Gjendja e saj është shumë serioze dhe rasti i saj është jashtëzakonisht kompleks. Për momentin, nuk ka një zgjidhje tjetër përveç ndërhyrjes kirurgjikale, por edhe kjo ndërhyrje është shumë e rrezikshme. Për shkak të kompleksitetit dhe rrezikut të madh, një operacion i tillë nuk është rekomanduar të kryhet në Kosovë.

Ajo do të ketë nevojë për trajtime, terapi, kujdes dhe kontrolle të vazhdueshme, potencialisht gjatë gjithë jetës.

Trajtimi i saj do bëhet në Gjermani, por shuma e nevojshme prej 60 mijë euro është e paarritshme për familjen.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh.
Atë mund ta ndihmoni në linkun GoFoundMe: https://gofund.me/be8d7a464


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.