Inteligjenca artificiale parashikon fituesin e derbit të Manchesterit

Inteligjenca artificiale parashikon fituesin e derbit të Manchesterit

Derbi i Manchesterit pritet të jetë një nga përballjet më të forta të xhiros së katërt në Premierligë, ndërsa këtë herë parashikimi për rezultatin ka ardhur nga inteligjenca artificiale.

Duke u nisur nga fakti se makineritë nuk ndikohen nga emocionet apo rivalitetet, “Kooora” vendosi t’i drejtojë inteligjencës artificiale disa pyetje të debatueshme nga bota e futbollit dhe t’i publikojë përgjigjet pa ndërhyrje editoriale.

Sipas përgjigjes së inteligjencës artificiale, Manchester City pritet ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-1.

Një nga arsyet kryesore të këtij parashikimi lidhet me efikasitetin ofensiv të Manchester Cityt. Skuadra pritet të ushtrojë presion të vazhdueshëm, duke u mbështetur te kontrolli i topit dhe pasimet depërtuese në zonat e avancuara

Manchester United, nga ana tjetër, do ta ketë avantazhin e fushës së vet dhe mbështetjen e tifozëve, ku sipas analizës kjo mund t’i japë skuadrës energji shtesë për të rritur presionin në periudha të caktuara të ndeshjes.

Ndeshja pritet të luhet sot në “Old Trafford”, me fillim në orën 17:30.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.