Inteligjenca Artificiale rrit ndjeshëm konsumin global të energjisë

Sipas një raporti të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), konsumi i energjisë nga qendrat e të dhënave, të shtyra nga zhvillimi i Inteligjencës Artificiale (IA), pritet të dyfishohet deri në vitin 2030, duke arritur rreth 945 teravat-orë — pak më shumë se konsumi vjetor i Japonisë. Aktualisht, këto qendra përbëjnë rreth 1.5% të […] The post Inteligjenca Artificiale rrit ndjeshëm konsumin global të energjisë appeared first on Albinfo.

Inteligjenca Artificiale rrit ndjeshëm konsumin global të energjisë

Sipas një raporti të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), konsumi i energjisë nga qendrat e të dhënave, të shtyra nga zhvillimi i Inteligjencës Artificiale (IA), pritet të dyfishohet deri në vitin 2030, duke arritur rreth 945 teravat-orë — pak më shumë se konsumi vjetor i Japonisë.

Aktualisht, këto qendra përbëjnë rreth 1.5% të konsumit global të energjisë, por përqendrimi i tyre në zona të caktuara sjell ndikime serioze lokale: presion mbi rrjetet elektrike, konsum të lartë uji për ftohje dhe sfida të furnizimit me energji, transmeton albinfo.ch.

Konsumi i krahasueshëm me miliona shtëpi

Një qendër e vetme me kapacitet 100 megavat konsumon sa 100,000 familje në vit. Ndërsa qendrat e reja, që po ndërtohen aktualisht, mund të arrijnë deri në konsum sa 2 milionë familje.

Në SHBA, ku ndodhet pjesa më e madhe e këtyre strukturave, gjysma e rritjes së kërkesës për energji deri në vitin 2030 do të vijë nga qendrat e të dhënave. Së bashku me Evropën dhe Kinën, këto tre rajone përbëjnë 85% të konsumit global të energjisë nga qendrat e të dhënave.

Burimet e energjisë dhe ndikimi në mjedis

Për momentin, 30% e energjisë së përdorur nga qendrat e të dhënave vjen nga qymyri, një burim shumë ndotës. Kjo rritje e kërkesës pritet të shtojë ndjeshëm emetimet e CO2, nga 180 milionë ton aktualisht në 300 milionë ton në vitin 2035.

Megjithatë, AIE parashikon se rreth gjysma e kësaj kërkese shtesë do të përmbushet nga energji të rinovueshme, e ndjekur nga gazi natyror dhe qymyri, ndërsa energjia bërthamore do të zërë më shumë hapësirë pas vitit 2030.

Zgjidhja? Modele më të vogla të IA dhe më shumë energji e gjelbër

Raporti thekson rëndësinë e përshpejtimit të instalimit të burimeve të energjisë së pastër si era dhe dielli, të kombinuara me sisteme magazinimi me bateri. Në të njëjtën kohë, përdorimi i modeleve më të vegjël të IA mund të ndihmojë në reduktimin e konsumit të energjisë dhe ndikimit mjedisor.

Megjithëse përqindja e emetimeve të shkaktuara nga IA mbetet e ulët në nivel global (nën 1.5%), ajo është në rritje të shpejtë. Efikasiteti energjetik dhe inovacioni mund të kompensojnë këto efekte, por kjo varet nga drejtimi që do të marrë zhvillimi i IA në vitet në vijim.

The post Inteligjenca Artificiale rrit ndjeshëm konsumin global të energjisë appeared first on Albinfo.