Interesim i ulët për punën e zjarrfikësit në Maqedoni

Departamenti i zjarrfikësve në Prilep mbulon territorin më të madh në vend, por po përballet me mungesë të theksuar të stafit. Njoftimi për pranimin e 30 zjarrfikësve të rinj me kontratë pesëmujore u zgjat deri të mërkurën, por vetëm pesë ose gjashtë kandidatë kanë aplikuar deri tani. Njësia e Prilepit, përveç mungesës së stafit, po […] The post Interesim i ulët për punën e zjarrfikësit në Maqedoni appeared first on Albinfo.

Interesim i ulët për punën e zjarrfikësit në Maqedoni

Departamenti i zjarrfikësve në Prilep mbulon territorin më të madh në vend, por po përballet me mungesë të theksuar të stafit. Njoftimi për pranimin e 30 zjarrfikësve të rinj me kontratë pesëmujore u zgjat deri të mërkurën, por vetëm pesë ose gjashtë kandidatë kanë aplikuar deri tani.

Njësia e Prilepit, përveç mungesës së stafit, po përballet edhe me pajisje të vjetruara, gjë që e vështirëson punën në terren. Trajnimi për të rinjtë nuk është problem, pasi ai do të realizohet menjëherë pas pranimit, por interesimi mbetet i ulët, raporton alsat transmeton albinfo.ch.

Punonjësit theksojnë se puna e zjarrfikësit kërkon përgjegjësi të lartë, guxim dhe angazhim, ndaj duhet edhe vlerësim i duhur. Kjo mungesë e zjarrfikësve nuk është vetëm në Prilep, por në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, duke rrezikuar kështu mbrojtjen nga zjarret në sezonin veror.

The post Interesim i ulët për punën e zjarrfikësit në Maqedoni appeared first on Albinfo.