Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
Shqiptarja, Era Syla diplomon në një nga universitetet më të mira në botë The post Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika appeared first on Albinfo.

Era Syla është bërë studentja e parë nga Kosova që diplomohet nga prestigjiozi Massachusetts Institute of Technology (MIT), në degën Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri. Kjo arritje shënon një moment historik për arsimin në vendin tonë dhe një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Përmes përkushtimit dhe punës së palodhur, Era ka hyrë në mesin e talenteve të rralla që arrijnë të përfundojnë një program kaq të vështirë në një nga universitetet më të mira në botë.
“Është një ndjesi që nuk përshkruhet me fjalë – shpresoj që çdo i ri në Kosovë ta besojë veten dhe të synojë lart,” tha Era pas diplomimit.
E ardhmja e saj në teknologji dhe inovacion sapo ka filluar, por ndikimi i saj tashmë është i dukshëm: një model për guxim, ambicie dhe sukses. /Albinfo.ch
The post Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika appeared first on Albinfo.