Irani i dërgon Trumpit një video-mesazh: Ju e keni filluar luftën, ne jemi ata që e përfundojmë
Ushtria iraniane i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për pasoja të tmerrshme nëse bashkohet me luftën në anën e Izraelit, pas veprimeve të fundit ushtarake amerikane që Teherani thotë se kanë zgjeruar listën e objektivave legjitime për forcat e armatosura iraniane. Në një mesazh video të publikuar sot, zëdhënësi i Komandës së Përgjithshme Khatam al-Anbiya, […] The post Irani i dërgon Trumpit një video-mesazh: Ju e keni filluar luftën, ne jemi ata që e përfundojmë appeared first on InfoShqip.com.

Ushtria iraniane i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për pasoja të tmerrshme nëse bashkohet me luftën në anën e Izraelit, pas veprimeve të fundit ushtarake amerikane që Teherani thotë se kanë zgjeruar listën e objektivave legjitime për forcat e armatosura iraniane.
Në një mesazh video të publikuar sot, zëdhënësi i Komandës së Përgjithshme Khatam al-Anbiya, Ebrahim Zolfaqari, tha se Uashingtoni do të duhet të paguajë çmimin për veprimet e tij.
“Sa herë që amerikanët kanë kryer krime, ata kanë marrë një përgjigje vendimtare dhe të fortë – dhe kështu do të jetë edhe këtë herë”, tha gjenerali Hatam.
“Pasoja serioze dhe operacione ushtarake vendimtare e presin Amerikën”, tha ai.
Në fund të regjistrimit, Zolfaqari iu drejtua drejtpërdrejt presidentit amerikan në anglisht.
“Trump, ti bixhozxhi – ti mund ta kesh filluar këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë”, tha ai./Indeksonline
The post Irani i dërgon Trumpit një video-mesazh: Ju e keni filluar luftën, ne jemi ata që e përfundojmë appeared first on