Ismajli largohet nga Empoli, por mbetet në Itali
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli i ka dhënë fund aventurës me Empolin, por mbetet në Serie A. Ismajli pritet të kalojë në Torino, raportojnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch. Transferimi i Ismajlit vjen në një moment kur Torino është në kërkim të stabilitetit në mbrojtje dhe shqiptari shihet si një zëvendësues i mundshëm për Saúl […] The post Ismajli largohet nga Empoli, por mbetet në Itali appeared first on Albinfo.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli i ka dhënë fund aventurës me Empolin, por mbetet në Serie A.
Ismajli pritet të kalojë në Torino, raportojnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.
Transferimi i Ismajlit vjen në një moment kur Torino është në kërkim të stabilitetit në mbrojtje dhe shqiptari shihet si një zëvendësues i mundshëm për Saúl Coco, edhe nëse ky i fundit qëndron në klub.
Me përvojën e tij në elitën e futbollit italian dhe rolin lider që ka pasur te Empoli, Ismajli pritet të sjellë siguri dhe fizikalitet në mbrojtjen torineze.
Për klubin dhe tifozët e Torinos, ky është një përforcim me shumë peshë dhe një sinjal i qartë se objektivat për sezonin e ri janë ambicioze.
Klubi i Empolit ka falënderuar Ismajlin dhe disa futbollistë të tjerë, të cilëve ju ka përfunduar kontrata dhe nuk do të jenë pjesë e klubit për edicionin e ardhshëm që do të garojë në Serie B.
The post Ismajli largohet nga Empoli, por mbetet në Itali appeared first on Albinfo.