Isufaj dhe ambasadorja e Izraelit diskutuan për sundimin e ligjit në Kosovë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv diskutuan në takim për thellimin e bashkëpunimit dhe për forcimin e partneritetit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Izraelit. Prokuroria Speciale njofton se Isufaj e ka pritur sot në takim ambasadoren Ziv dhe gjatë këtij takimit

Isufaj dhe ambasadorja e Izraelit diskutuan për sundimin e ligjit në Kosovë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv diskutuan në takim për thellimin e bashkëpunimit dhe për forcimin e partneritetit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Izraelit.

Prokuroria Speciale njofton se Isufaj e ka pritur sot në takim ambasadoren Ziv dhe gjatë këtij takimit, kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Ata gjithashtu, diskutuan tema të ndryshme rreth bashkëpunimit reciprok dhe të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.