Izet Mexhiti: Çairi është epiqendra politike dhe ekonomike e shqiptarëve

Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me qytetarët në konakun e familjes Dolek në Gazi Babë, tha se shqiptarët sot janë më të fortë se kurrë dhe se Çairi ka marrë një rol qendror në zhvillimet politike e ekonomike në vend. “Pozita shqiptare në shtet është avancuar ndjeshëm: me punësime, investime […] The post Izet Mexhiti: Çairi është epiqendra politike dhe ekonomike e shqiptarëve appeared first on InfoShqip.com.

Izet Mexhiti: Çairi është epiqendra politike dhe ekonomike e shqiptarëve

Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me qytetarët në konakun e familjes Dolek në Gazi Babë, tha se shqiptarët sot janë më të fortë se kurrë dhe se Çairi ka marrë një rol qendror në zhvillimet politike e ekonomike në vend.

“Pozita shqiptare në shtet është avancuar ndjeshëm: me punësime, investime konkrete, ligjin për përfaqësim adekuat dhe procesin e decentralizimit që qeveritë e kaluara nuk e çuan përpara. Kemi rritur pagat në arsim e shëndetësi, kapitacionet, pensionet dhe kemi avancuar ligjin për medresenë ‘Isa Beu’”, theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se investimet e qeverisë nuk janë kufizuar vetëm në komunat që udhëhiqen nga VLEN, por janë shpërndarë në të gjitha komunat shqiptare, pa dallim partie.

Sa i përket Çairit, Mexhiti përmendi disa projekte madhore: ndërtimin e çerdhes më të madhe në vend, renovimin e të gjitha shkollave, nisjen e procedurave për tri shkolla të reja, si dhe projektet infrastrukturore si sheshi “Skënderbe”, transformimi i Çarshisë së Vjetër, parkingjet moderne dhe rrjeti i ujësjellësit, kanalizimit e ndriçimit publik.

“Çairi nuk është më periferi e harruar, por epiqendra ku zhvillohen betejat kryesore politike. Prandaj, duhet të vetëqeveriset dhe të udhëheqë proceset më të rëndësishme në vend”, deklaroi Mexhiti.

The post Izet Mexhiti: Çairi është epiqendra politike dhe ekonomike e shqiptarëve appeared first on