Izraeli dëbon Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë
Izraeli tha se ka dëbuar aktivisten Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë që ishin pjesë e flotës që javën e kaluar ndaloi që të shkonin për në Gazë për të dërguar ndihma humanitare. Izraeli tha se aktivistët janë dëbuar për në Greqi dhe Sllovaki. Më herët, aktivistët nga Zvicra dhe Spanja që ishin pjesë [...]Read More...

Izraeli tha se ka dëbuar aktivisten Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë që ishin pjesë e flotës që javën e kaluar ndaloi që të shkonin për në Gazë për të dërguar ndihma humanitare.
Izraeli tha se aktivistët janë dëbuar për në Greqi dhe Sllovaki.
Më herët, aktivistët nga Zvicra dhe Spanja që ishin pjesë e flotës, thanë se iu nënshtruan kushteve çnjerëzore gjatë ndalimit nga forcat izraelite. Dëbimet e 6 tetorit bëjnë që numri i përgjithshëm i të dëbuarve të arrijë në 341. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të ndaluarve nga flota me shumë anije me ndihma është 479.
Ministria e Jashtme e Izraelit lëshoi një deklaratë, së bashku me një fotografi të Thunbergut në aeroport, duke thënë se të drejtat ligjore të gjithë pjesëmarrësve janë respektuar dhe vetëm një aktivist ishte përfshirë në dhunë, duke pretenduar se kishte kafshuar një punonjëse shëndetësore në burgun Ketziot të Izraelit.
Izraeli tha se Thunberg, suedeze që kryesisht fokusohet në ndryshimet klimatike, ka hipur në një avion në bazën ajrore izraelite Ramon.
Të dëbuarit janë shtetas nga Greqia, Italia, Franca, Irlanda, Suedia, Polonia, Gjermania, Bullgaria, Lituania, Austria, Luksemburgu, Finlanda, Danimarka, Sllovakia, Zvicra, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara, tha Ministria e Jashtme izraelite.
Izraeli ka mohuar pretendimet e aktivistëve të ndaluar se ata ishin keqtrajtuar.